ZYRTARE/ Donald Trump emëron ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri

Presidenti i SHBA-se Donald Trump ka propozuar ambasadorin e ri ne Tirane qe zevendeson, Donald Lu.

Eshte pikerisht emri i zonjes qe pak dite me pare paralajmeroi SYRI.net.

Behet fjale për Kathleen A. Kavalec.

Kavalec aktualisht eshte zëvendës ndihmëssekretare për Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit.

Kathleen Kavalec e ka marrë detyrën si zëvendësndihmëssekretare në gusht 2015.

Në këtë cilësi, ajo është përgjegjëse për Rusinë dhe për Zyrën e Çështjeve Rajonale.

Më parë ajo ka shërbyer si Drejtore për Çështjet Ruse në të njëjtën Zyrë.