Luan Rama: Arta Marku injoroi procesin e vettingut, duke treguar se në Shqipëri drejtësia është me dy standarde

Deputeti i LSI-së, Luan Rama, e cilëson procesin e Vettingut si të kompromentuar dhe me dy standarde. Rama thekson e para që e ka injoruar këtë proces, është prokurorja e përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Sipas tij vetë prokuroja, sot nuk është paraqitur para komisionit të Vettingut, pasi është trembur, por dhe ka treguar mungesë respekti ndaj këtij institucioni.

Ja çfarë shkruan Rama:

Prokurorja e Përgjithshme injoron procesin e Vetingun!

Do të duhej të paraqitej sot para komisionit të Vetingut për vlerësimin që buron si detyrim prej reformës në drejtësi, por Prokurorja e Përgjithëshme nuk ka dënjuar, nuk ka shkuar, është trembur, duke dëshmuar kësisoj jo vetëm mungesë respekti për Komisionin e Vetingut, por edhe mungesë sensi përgjegjshmërie për detyrën e lartë që është komanduar të kryejë!

Mesazhi është i qartë: procesi i vetingut e reforma në drejtësi janë të kompromentuar, aplikohen në mënyrë selektive e me dy standarde, mungon objektiviteti dhe paanshmëria që “urdhëron” Kushtetuta!

Qëndrimi i Prokurores së Përgjithshme: mosperfillës, përçmues, arrogant, i padenjë për një funksionar të lartë të shtetit!

ONM ( Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, të dëshmojë se është këtu për të mbrojtur integritetin e procesit!