Ronaldo transferohet te Juventusi? Nuk do ta besoni koeficientin e lëvizjes së çmendur

Cristiano është përfolur sot gjatë tërë ditës si njëri prej lojtarëve që do të largohet nga Real Madrid për te Juventusi.

E ardhmja e yllit portugez është në ajër që nga finalja e Ligës se Kampionëve, por tani duket se ai ka vendosur për të luajtur për kampionët e Serie A.

Besojeni ose jo transferimi i tij te Juventusi kuotohet me koeficientin e ulët 1.33 pas raporteve që ai ka kërkuar që Real Madrid të pranojë ofertën 100 milionë euro nga gjigantët italianë.

Ndërsa koeficienti që Ronaldo qëndron te Reali është 3.75.

Ky koeficient është publikuar nga kompania e basteve "Paddy Power" që disa javë më parë e kishte këtë kuotë 41.00.