Kishte humbur prej disa ditësh, gjendet e vdekur 4 vjeçarja

Një vajzë katërvjeçare, trupi i vdekur i të cilit u gjet më 2 korrik në provincën lindore të Akrrit në Turqi, humbi jetën për shkak të urisë, ndërsa gjetjet fillestare nuk kanë përcaktuar që ajo të jetë rrahur apo abuzuar seksualisht, , tha Guvernatori A?r? Süleyman Elban më 3 korrik.

Leyla Aydemir u raportua e humbur më 15 qershor, pasi ajo erdhi nga qendra e qytetit me prindërit e saj për të vizituar gjyshin në fshatin Bezirhane.

Për 18 ditë, ekipet kanë kryer kërkime të shumta në fushat me kallama dhe puset përreth fshatit, duke mos qenë në gjendje të sjellin lajme të mira për të.

Aydemir më në fund u gjet e në bregun e një përroi më 2 korrik, rreth tre kilometra larg fshatit.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu tha se zona ishte "kontrolluar vazhdimisht" gjatë dy javëve të fundit.

"Ne mendojmë se ajo mund të jetë hedhur atje pasi ajo vdiq, por duhet të presim për rezultatet e autopsisë", tha ai gjatë një interviste të drejtpërdrejtë me transmetuesin privat CNN Türk.

Guvernatori Elban tha se pikat e kuqe në trupin e vajzës së vogël fillimisht mendohej të ishin rezultat i një sulmi, por kjo mundësi tashmë është përjashtuar pasi ekspertët kanë përcaktuar se ato janë rezultat i djegieve nga dielli.

"Nuk ka shenjë të sulmit apo lëndimit në trupin e saj. Nuk ka as shenja abuzimi seksual, "tha guvernatori, duke theksuar se tre prokurorë po vazhdojnë hetimin për një rrëmbim të mundshëm.

"Një i dyshuar është arrestuar," shtoi guvernatori.

"Fëmijët e zhdukur" kanë bërë tituj në të gjithë Turqinë gjatë dy javëve të fundit dhe tre fëmijë të tjerë të zhdukur janë shtuar në listë më 3 korrik.

Ufuk Tatar gjashtëvjeçar në krahinën jugore Hatay, Salih Oral 15-vjeçar në krahinën lindore të Siirt dhe Yusuf Y?lmaz 14-vjeçar në krahinën juglindore të Dijarbak?rit janë emrat më të fundit në listën e të zhdukurve.