FOTO/ Arditi Gjebrea jep lajmin e rëndësishëm, feston me ‘familjen’ e madhe të ‘E diela shqiptare’

Ardit Gjebrea, moderatori që prej vitesh drejton një nga programet televiziv më të suksesshëm, ‘E diela Shqiptare’, ka zbuluar se sezoni është drejt përfundimit.

Duke marrë parasysh sa i dashur është ky program për publikun, mungesa padyshim do ndihet shumë.

Për të festuar fundin e një tjetër sezoni të suksesshëm, Arditi bashkë me stafin e programit kanë organizuar një drekë të veçantë. Vihet re edhe prania e vajzës dhe bashkëshortes së tij.

Kjo e fundit është pjesë e rëndësishme e stafit të programit të së dielës.