‘Modë e re’, plasin vjedhjet e bagëtive, shpendëve dhe...

Vjedhjet duket si krimi më i shtuar kohët e fundit. Në komunikatat e përditshme të Policisë, nuk mungojnë raste vjedhjesh banesash, automjetesh, apo veglash pune. Por këtyre lloj vjedhjesh “të vjetra”, u janë shtuar disa vjedhje “të reja”, bagëtish, shpendësh, por edhe bletësh.

Këtyre njoftimeve nuk u mungon edhe fraza e Policisë,  “Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”.

Njoftimet e Policisë

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 02. 07. 2018, gjatë natës, në fshatin Rrotull, në kasollen e bagëtive, kanë vjedhur  një bagëti të trashë, në pronësi të shtetasit K. D., vjeç 67, banues në Rrotull. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 02.07.2018, në fshatin Luz, është vjedhur banesa e shtetasit E. Sh., vjeç 40, banues në Luz, ku kanë marrë  1 pompe ujë dhe 1 bagëti të imtë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 02.07.2018, gjatë natës, në fshatin Shtërmen, pranë banesës, shtetasit F. K., vjeç 74, i kanë vjedhur një koshere bletësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen Xh. B., vjeçe 41, banuese në fshatin Tragjas, pasi dyshohet se më datë 01.07.2018, në Tragjas, ka tentuar të vjedhë shpend në banesën e shtetases B. Xh., vjeçe 25. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.