Deputeti i LSI në Syri.net: Rama do të prishë teatrin që të ndërtojë kulla me paratë e drogës

Deputeti i Lëvizjes socialiste për Integrim, Endrit Brahimllari, i ftuar në studion e lajmeve të syri.net, deklaroi se Rama kërkon të pastrojë paratë e drogës përmes kullave.

Sipas tij Rama kërkon të prishë teatrin për të ndërtuar kulla.

‘Tentativa që po bën Edi Rama për të sjellë me procedurë ligjin për teatrin ështB një tentativë kriminale, pasi ai do të ndërtojë kulla.

Rama do të ndërtojë kulla të larta në atë zonë të Teatrit. Ai ka vetëm një vizion që të ndërtojë kulla. Kjo është mënyra më e mirë që ai të pastrojë paratë e drogës. Me porosi të këtij kryeministri pastrohen paratë e drogës. Rama urdhëroi ministrat e tij të brendshëm që të mbjellin Shqipërinë me kanabis. Kullat do të ndërtohen vetëm për të pastruar paratë e drogës’, tha Brahimllari.