Vdekja e Shkëlzen Qordjas, SHÇBA dërgon dosjen në Prokurori: Vrau veten me tre plumba, motivin nuk e dimë

Rreth 3 ditë nga gjetja e Shkëlzen Qordjas, i vrarë në garazhin e gardës, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, ka dorëzuar materialet  në prokurori, duke iu referuar nenit 99 të kodit penal, pra vetëvrasje, për aq kohë sa ngjarja ende nuk ka një motiv.

Sipas SHÇBA-së, janë dorëzuar në prokurori edhe rezultatet mjeko-ligjore, si dhe ekspertiza balistike e përfunduar e armës tip “MP5”, me të cilën 31-vjeçari i dha fund jetës.

Në armën gjysmë automatike u gjetën gjurmët e gishtave të viktimës, duke hedhur poshtë çdo teori tjetër mbi ngjarjen e rëndë.

Nga ana tjetër Laboratori shkencor doli në konkluzion, se edhe gëzhojat janë qitur nga e njëjta armë, ndërsa 2 nga plumbat kishin mbetur në muret e garazhit nëntokësor të Gardës së Republikës.