FOTO/ Suedi-Zvicër, formacionet zyrtare. Ja sa shqiptarë zbresin në fushë

Suedia dhe Zvicra do të diskutojnë mes tyre në “Saint Petersburg Stadium” një biletë për në çerekfinalet e Botërorit, shkruan Syri.net.

Suedia vjen në këtë përballje të 1/8-ave si vend i parë i grupit ku bënin pjesë Meksika, Gjermania dhe Koreja e Jugut.

Zvicra pasi barazoi me Brazilin e Kosta Rikën dhe fitoi me Serbinë, u rendit e dyta e grupit.

Përballë njëra-tjetrës të dy skuadrat pritet të japin gjithçka në fushë për të siguruar kualifikimin.

Kjo sfidë do të luhet në orën 16:00 dhe të dy trajnerët kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Te Zvicra ashtu si në takimet e grupit, në fushë do të zbresin katër shqiptarë, Shaqiri, Xhaka, Xhemaili dhe Berhami që do të jetë kapiten.