5 destinacionet më të veçanta në botë që duhet të vizitoni patjetër

Kjo periudhë është e përqendruar tek pushimet, tek zgjedhjet që gjithsecili nga ne bënë këto ditë. Të parat në listë vijnë gjithmonë plazhet, vendet ekzotike me diell, të dytat në listë vijnë vende me rëndësi kulturore të cilat përmbajnë dhe ruajnë vlera të veçanta të atij vendi të lidhura sigurisht m e historinë e tij. 

Vende si Amerika e Jugut, Lindja e Mesme dhe Azia preferohen më tepër nga turistët dhe njerëzit. Këtë verë pa nisur ende planet ndoshta, ne po ju sugjerojmë disa nga vendet më të veçanta të cilat mund t’i vizitoni patjetër.

 

 

1 Ekuadori

Ekuadori është një nga vendet e vetme që ofron diçka për të gjtihë. Bregdeti aty është i mbushur me plazhe të bukura siç janë Ishujt Galapagos apo malet e Andeve. Nëse nuk jeni për pushimet në natyrë, ka edhe pjesën luksoze për secilin, me hotele unike me 5 yje dhe pajisje luksoze.

 

 

2 Paraguai

Natyra e egër e Paraguait është kryesisht e paprekur dhe ka shumë parqe kombëtare në zonën e njohur si Chaco Plain. Në Asunción ka kopshte zoologjike dhe botanike, që janë një shtëpi prej 100 lloje të ndryshme të kafshëve. Nëse jeni në sport ekstrem, Paraguai ofron rafting, alpinizëm, udhëtime me kuaj dhe turizëm malor.

 

 

3 Irani

Një udhëtim në Iran është si një zhytje e thellë në atmosferën unike të qyteteve të lashta persiane. për sa u predikonin dhe udhëheqësit e pamëshirshëm sundonin shkretëtirat. Një shëtitje nëpër tregjet luksoze orientale të Isfahanit dhe Shirazit, të mbushur me aroma të shafranit dhe kardamomës dhe kurrë nuk do të dëshironi të largoheni.

 

 

4 Tajvani

Gjatë gjithë vitit turistët vizitojnë ishullin e Tajvanit për arsye të ndryshme. Disa udhëtojnë për të parë parqet, rezervat kombëtare të cilat zënën rreth 20% të sipërfaqes së territorit. Madje edhe ushqimi është shumë i shijshëm dhe tradicional.

 

 

5 Egjipti

Jam mjaft e sigurtë që keni dëgjuar shumë për faraonët, mumjet, Sfinksin, piramidat dhe mallkimet vdekjeprurëse të fshehura thellë brenda tyre, por asgjë nuk ka ndikuar negativisht në këtë qytet. Ai është një nga qytetet më të mbipopulluara me turistë. Të gjithë ata që duan të prekin një pjesë të jetës së Indiana Jones, kjo është zgjidhja juaj më e mirë.