Shikoni VIDEO dhe FOTO/ ‘Arena Kombëtare’ shndërrohet në kullën ‘Kristaq Rama’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me ndërtimin e kullës tek stadiumi i ri ‘Arena Kombëtare.

Ish-kryeministri shkruan se kjo është kulla ‘Kristaq Rama’.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:

Monstrat e Mafies!

Të dashur miq, kulla Kristaq Rama, pasi përzuri Sheratonin nga Shqipëria, tani po ha të gjithë anën e tribunës së Arenës Kombëtare duke e shndërruar atë në Arenën e Mafies Kombëtare!

Në foton majtas keni maketin e projektit të miratuar për Arenën Kombëtare ndërsa në foton tjetër djathtas punimet e zbatimit të projektit të Arenës së Mafies Kombëtare, në të cilat Kulla e familjes mafioze Rama, që mban emrin e xhelatit të diktaturës Kristaq Rama, ka zhdukur një anë të tërë të Arenës, atë më të rëndësishme të saj.

Tani Tirana do ketë një stadium të shndërruar në oborr të Kullës së familjes mafioze Rama! 

Ja cili ishte projekti që Edvin Kristaq Rama paraqiti para shqiptarëve për Arenën Kombëtare, që e shndërroi në Arenën e mafies së tij familjare duke i hequr një anë të tërë asaj dhe shndërruar atë në oborrin e Kullës që do ti vendose emrin xhelatit të diktaturës Kristaq Rama! sb