Tabaku: Deputetët fasadë e qeverisë, për të mbrojtur korrupsionin e Ramës

Sërish ka patur debate në Komisionet parlamentare për problemin e teatrit dhe të projektit qeveritar për të tjetersuar pronën publike. Mazhoranca i shmanget pyetjejeve të opozitës që zbulojnë se qeveria ka para të mjaftueshme për të ndërtuar Teatrin, por ka vendosur të grabisë pronën publike për të pastruar paratë nëpërmjet kompanisë kliente të Edi Ramës.

“Përse ka fonde për të restauruar qendrat e qyteteve 500 milionë euro, për luksin e ministrive, për blerjen e automjeteve mbi 100 milionë euro dhe nuk ka 30 milionë euro për Teatrin Kombëtar?” - u shpreh Jorida Tabaku në Komision e Ekonomisë.

Këto pyetje nuk morën asnjë përgjigje as dje nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. “Kuptoj se deputetët dhe qeveria janë thjesht fasadë për të mbrojtur një aferë të madhe korruptive”, tha Tabaku.