FOTO/ Shihni çfarë ndodhi te dhomat e zhveshjes së Japonisë pas trishtimit

Humbja dramatike 3-2 në sekondat e fundit nxori Japoninë nga Botërori.

Edhe pse ishin në avantazh të 2 golave, japonezët nuk arritën të kalonin më tej, duke u përmbysur nga Belgjika.

Edhe pse një eliminim i hidhur, dhe trishtimi i lojtarëve dhe stafit teknik ishte shumë i madh, ata e pastruan dhomën e tyre të zhveshjes përpara se të largoheshin.

Përveç kësaj, japonezët kishin lënë edhe një letër ku shkruhej “Faleminderit” në rusisht.

Fotoja e dhomës së zhveshjes të pastruar nga japonezët është duke bërë xhiron e internetit dhe të shumta kanë qenë komentet pozitive për ketë gjest që duhet marrë shembull.

Kujtojmë që edhe tifozët japonez, gjithmonë pas përfundimit të ndeshjes, pastronin mbeturinat në shkallët e stadiumit dhe kjo gjë për ta ishte bërë kulturë.

Kudo që ata shkonin e lini vendin e pastër, ashtu siç e kishin gjetur.