Këshilla kuzhinierësh: Ja si ta gatuani në shtëpi biftekun e përsosur

Kuzhinieri i famshëm portugez Oliver da Kosta, ka zbuluar të fshehtën që na intereson të gjithëve- si të pjekim në mënyrë të përsosur një copë bifteku?

Sipas da Kostas, fillimisht mishi që do të përdoret për biftek, duhet që për një kohë të qëndrojë në temperaturë ambienti- në mënyrë që të mos jetë i ftohtë.

Edhe tigani i nxehtë është gjithashtu një detaj i rëndësishëm, kur bëhet fjalë për përgatitjen e biftekut.

Ndërkohë që sipas kuzhinierit të famshëm, bifteku do të qëndrojë i  lëngshëm dhe i butë, nëse menjëherë pas pjekjes, e prisni në disa vende e të prerat duhet të jenë ndërmjet 3 e 5 mm.

Një tjetër detaj i rëndësishëm sipas tij është edhe koha e fërgimit të biftekut e që sipas da Kostas nuk duhet të kalojë më tepër se 2-3 minuta në secilën anë.

I rëndësishëm është edhe procesi i marinimit të tij me erëza të ndryshme sipas shijes së gjithsecilit, por kryesisht këshillohet piperi i zi, speci i kuq, rigoni, hudhra etj.