E dhunon dhe tenton të vjedhë të moshuarin, arrestohet 32-vjeçari. Emri

Një 32-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të vjedhë me dhunë një të moshuar në Elbasan.

Etmond Panxhi, banues në fshatin Shelcan ka hyrë në banesën e shtetasit me iniciale B.T. dhe i ka kërkuar para e më pas e ka goditur me sende të forta.

 64-vjeçari ndodhej i vetëm në banesë kur Panxhi tentoi ta vidhte.

"Etmond Panxhi u arrestua në momentin kur po largohej nga shtëpia,"-raporton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, " Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë", parashikuar nga nenet,139  e 22  të Kodit Penal.