Zbulohen pamjet brenda vilës së “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

Këto foto tregojnë rezidencën e shkatërruar të kriminelit më të pasur në histori, Pablo Escobar.

 

“Mbreti i Kokainës” bleu 81 mijë metra katrorë në Guatape të Kolumbisë pasi lindi vajza e tij Manuela në vitin 1984, dhe i vuri tokës po të njëjtin emër në nder të vajzës.

 

 

Ndërtesa ishte e përbërë nga mure me dy shtresa për fshehjen e parave dhe kokainës.

 

 

Në brendësi të saj ndodhej një disko private, një pishinë, një shtëpi për mysafirët, një pistë avioni, fusha tenisi, një fushë futbolli madje dhe një kopsht zoologjik.

 

Por grupi kundërshtar Los Pepes, i financuar nga rivalët e kartelit Kali, shkatërroi pronën e Escobar në vitin 1993 duke shpërthyer 200 kg tritol.