Spahiu: Raporti i CIA, Shqipëria rrugë kalimi për opiumin dhe hashashin, korrupsion endemik

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Perparim Spahiu në një status të tij në rrjetet sociale ka publikuar analizen e sherbimeve amerikane të sigurisë për trafiqet e drogës dhe klimen e biznesit në mënyrë të veçantë gjendjen e investiemeve të huaj në Shqipëri

Ja shënimi i plotë i deputetit të LSI:

Ja si raporton CIA për Shqipërinë në raportimet e saj të fundit:

“Shqipëria shërben si rrugë kalimi për opiumin dhe hashashin nga veri-perëndimi i Azisë, si dhe për një sasi të konsiderueshme të kokainës nga Amerika e Jugut, të cilat më pas tregtohen në Evropën Perëndimore.

Normal që klima pozitive për trafiqet, përkthehet në hall për biznesin e ndershëshëm dhe konkurencën e lirë.

Ja çfarë raporton për klimën e biznesit dhe investitorët e huaj:

"Procedurat komplekse tatimore dhe të licencimit, sistemi i dobët gjyqësor, korrupsioni endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjet pronësore, si dhe infrastruktura e vjetruar, kanë kontribuar për krijimin e një mjedisi të dobët për biznesin dhe kanë bërë që të largohen investitorët e huaj".

Pra jo investitorë të rinj, nuk bëhet fjalë, por flitet për largim të atyre ekzistues.

Me keqardhje, asgjë nuk thuhet për Rilindjen Urbane!