Këpucët e verdha, ngjyra më trendi e kësaj vere

Cila është ngjyra e kësaj vere? Padyshim e verdha, e nxehtë dhe rrëzëllitëse njëlloj si dielli. Mjafton vetëm një detaj me këtë ngjyrë dhe menjëherë që e gjithë veshja juaj merr dritë dhe personalizohet.

 

Siç mund ta shihni dhe nga fotot yjet e showbizit kanë zgjedhur për këtë stinë të nxehtë të vishen me këpucë me ngjyrë të verdhë. Nëse nuk doni të kaloni pa u vënë re, atëherë menjëherë vraponi të blini dhe ju një palë të tilla.

 

 

Këpucë me takë apo pupa të sheshta mjaftojnë të jenë me ngjyrë të verdhë dhe ato mund t’i kombinosh mjaft bukur me një fustan të zi, të bardhë, pse jo edhe jeshil apo blu.

 

Mund të vishen me pantallona të gjëra por edhe me veshjet me print të cilat janë mjaft në modë këtë sezon.

Hidhini një sy fotove për të krijuar ide kombinimesh.