VIDEO/ Koke nuk duhet të gjuante penalltinë, Diego Costa paralajmëroi Hierron

Eliminimi i Spanjës nga Kupa e Botës ka lënë pasoja të mëdha tek skuadra "La Roja".

Në mediat spanjolle po qarkullojnë disa momente, ku shfaqet sulmuesi kryesor i tyre Diego Costa që i drejtohet teknikut Hierro me fjalët: "A të thashë ?", duke i kujtuar atij se Koke nuk duhet të ishte njëri prej futbollistëve që do godas penalltitë.

Ndërkohë që Costa i drejtohet me këto fjalë, Hierro e ka pohuar mesazhin me lëvizjen e kokës.

Koke ishte njëri nga dy futbollistët që humbën penalltinë deçizive përballë Rusisë, duke u eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 1-1 (4-3).