PO përgatiteni të lyeni shtëpinë?! Pesë sugjerime për të zgjedhur ngjyrën e mureve

Erdhi vera dhe shumë familje mendojnë të lyejnë shtëpinë për t’i dhënë një tjetër pamje ambientit të tyre më të dashur.

Nuk ka rëndësi a bëhet fjalë për një shtëpi të re, që duhet rinovuar apo thjesht për një rifreskim muresh, pyetja që të vjen menjëherë është: çfarë ngjyre t’i lyejmë muret? Çfarë ngjyre ta bëjmë dhomën e gjumit? Po në dhomën e ndenjes duhet një ngjyrë e qartë dhe uniforme apo duhet të eksplorojmë kombinime më të guximshme? Dihet nga të gjithë se ngjyra ka një ndikim në mjedisin e brendshëm dhe prandaj zgjedhja duhet të shqyrtohet dhe të studiohet me kujdes.

Për t’i dhënë një imazh ndryshe shtëpisë tonë, lyerja e mureve do të jepte efektin e duhur; ka njerëz që duan ngjyrat neutrale që të jenë në gjendje të luajnë me pëlhurat dhe pajisjet për mobilimin, të cilat u japin mundësinë për t’i dhënë një ajër të ri shtëpisë me një buxhet minimal. Sidoqoftë, nëse na këshillojnë që të ndryshojmë ngjyrën e mureve për të ftohur dhomat, disa sugjerime mund të jenë të dobishme. Por e dimë mirë që lyerja e mureve është shumë e lodhshme dhe në çdo rast është një ndërhyrje që nuk duhet të vihet në kalendar çdo ditë.

 

Secili vëmendjen e duhur: Nganjëherë mjafton të shikojmë nëpër ndonjë revistë ose të kalojmë nëpër vitrina dhe magjepsemi pas një ngjyre apo pas një kombinimi ngjyrash. Sidoqoftë, përpara se të ‘hedhim kokën’ poshtë në një kovë me bojë, duhet të kujtojmë se duhet të merren parasysh disa variabla që kanë të bëjnë me dimensionet e mjedisit, lartësinë e tavanit, praninë dhe gjerësinë e dritareve dhe dyert me hyrjen relative të dritës natyrore dhe ngjyrën e mbulesave. Kështu që merreni me qetësi!

 

 

Çështje shijesh: Të fantazojmë është mirë, por duhet të përqendrohemi te ngjyra që na pëlqen, që është e modës dhe që na përshtatet me dizajnimet e diktuara. Secili prej nesh ka prirje ndaj disa ngjyrave në vend të të tjerave: këto janë preferencat që kanë të bëjnë me sferën tonë intime dhe personale, rezultat i përvojave, kujtimeve dhe emocioneve. Personaliteti dhe stili janë gjithmonë zgjidhja e duhur.

 

 

Mirëqenia para së gjithash: Ne duhet të jetojmë në shtëpi, kështu që gjëja e parë që duhet mbajtur parasysh është se ne duhet të ndihemi mirë. Përtej çdo konsiderate, pra, ajo që ka më shumë rëndësi është vetja jonë. Në ndihmën tonë mund t’i referohemi kromoterapisë, ku theksohet lidhja mes ngjyrave dhe mirëqenies psikofizike. Për më tepër, ne kemi parë se si muret e gjelbra po bëhen gjithnjë e më të suksesshme pikërisht për shkak të mirëqenies fizike dhe mendore që ata janë në gjendje të na japin. Rroftë shëndeti.

 

Integrim apo shkëputje? Zgjedhja e ngjyrës nuk mund të mos marrë parasysh stilin e mobilimit të shtëpisë sonë. Pra, nëse në mjedisin që duam të ngjyrosim ne kemi mobilie me dru të lehtë, atëherë përqendrohemi në hije pastel; nëse, megjithatë, na pëlqen ideja e kontrastit të fortë, ne kujdesemi shumë sepse muret me ngjyra të errëta mund të rezultojnë në një impakt tepër të madh, kështu që do të ishte e vështirë të gjenim një tipar të përbashkët. Ekzagjeruar? Jo.

 

Neutralitet apo të guxojmë?: Dihet në fakt që hijet neutrale janë më pak të rrezikshme. E bardhë, krem, ngjyrë bezhë dhe gri me disa inkursione ndaj hijeve pastel, janë ngjyra që mund t’i vendosim më lehtësisht në krahasim me ngjyrat e forta. Natyrisht, ngjyrat e ndritshme janë më agresive dhe tendencat e fundit në mobilie gjithashtu mund të propozojnë hije të plota si, të kuqe, të purpurt, të verdhë dhe portokalli, ndoshta për t’i kombinuar me kolltukë dhe shtretër ngjyrë hekuri. Por këtyre tonaliteteve, sigurisht që duhet t’u kushtojmë vëmendjen e duhur: ndërkohë që nga njëra anë mund të na japë imazhin e një hapësire të re, nga ana tjetër për shkak të karakterit të fortë kërkon dizajn të kujdesshëm të të gjithë ambientit para përdorimit të tyre. Le të mendojmë për këtë para se të fillojmë me furçën…