Deri në fundjavë, kohë e mirë me temperatura 35°C, më pas...

Deri në fundjavë, moti vijon kryesisht me kthjellime dhe temperatura të larta deri mbi 35°C ndërsa vranësirat dhe shirat do të jenë të lokalizuara kryesisht në ekstremet malore Veri- Verilindje, njoftoi Meteoalb.

Java e dytë sjell një rënie të lehtë të vlerave termike po ashtu, rrit frekuencën e vranësirave në territor ndërsa shirat shfaqen në pjesën më të madhe të zonave malore por pjesërisht në zonat e ulëta. Bregdeti, kryesisht brigjet e Adriatikut mbeten më të favorizuara nga kushtet e motit gjatë 15-ditëshit të parë të korrikut 2018.