Vajza kujdes! Ky aksesor nuk duhet t’ju mungojë kurrsesi gjatë kësaj vere

 

Çantat e kashtës janë aksesori që jo vetëm do të plotësojnë outfitin tuaj këtë verë, por do e ngrenë këtë të fundit në një tjetër nivel ! Një nga tendencat e këtij viti është kombinimi i aksesorëve tipik të plazhit si çanta e kashtës, me veshjet më elegante ! nëse deri më tani çantat e kashtës i keni mbajtur vetëm në plazh, lidhni një shall mëndafshi në të, dhe ja ku përftuat një aksesor chic që do të kombinohej bukur me çdo veshje në mbrëmje.

Nga modelet e çantave rrethore deri tek klasiket, të qëndisura apo jo, të mëdha e të vogla, duket se në treg ka nga të gjitha modelet !

 

 

Nëse çantat e mëdha preferohen për pjesën e parë të ditës, ato të voglat, kryesisht të rrumbullakëta shkojnë më së miri me outfitet festive ! Vera kërkon aksesorë praktikë , ndaj ju nuk do e hiqni nga dora këtë çantë !