FOTO/ Ronaldo i veçantë edhe në veshje, përdor fanella më mëngë të gjata

Cristiano Ronaldo u largua nga ky Botëror, pasi Portugalia e tij u eliminua përballë Uruguait në fazën e 1/8-ave të finaleve.

Ajo që ra në sy në këtë kompeticion ishte fanella e Ronaldos me mëngë të gjata.

Portugezi ka një trend të cilin e ka shoqëruar që në kohën kur ai ka qenë pjesë e Manchester United, të cilën nuk e ka prishur edhe kur ka qenë te Reali i Madridit.

Edhe në Rusi, kur lojtarët e tjerë veshin fanella me mëngë të shkurtra, ylli i Realit është i veçantë, pasi nuk i ndahet zakonit.