Nëse shkarkohet, nuk do ta besoni sa miliona fiton trajneri i Argjentinës!

Jorge Sampaoli pritet që të largohet nga stoli i Argjentinës.

Trajneri i njohur pritet që të merr vendimin e tij gjatë kësaj jave. 

Federata e Futbollit të Argjentinës pritet që ta merr vendimin gjatë kësaj jave, por nëse këta të fundit vendosin ta shkarkojnë ish-trajnerin e Kilit, atëherë duhet t’ia paguajnë plotë 15 milionë euro. 

E gjitha kjo për shkak se Sampaoli ka kontratë me Argjentinën deri në vitin 2022.

Sampaoli së bashku me Argjentinën u eliminua nga Kampionati Botëror, në fazën e 1/8 së finales, pas humbjes nga Franca me rezultat 4-3.