FOTO/ Me muskuj dhe bikini, njihuni me shqiptaren që triumfoi në Spanjë

Edhe pse jemi në kulmin e një kampionati botëror futbolli, të tjera kampionate po zhvillohen. Një ndër to, ka qenë edhe “Olympia Bikini Fitness 2018”, në Spanjë.

Një kampionat ku femrat demonstrojnë muskujt e tyre dhe që kësaj radhe ka dalë fituese një vajzë shqiptare nga Gjakova, Vjosa Rrahmani vlerësuar me medaljen e artë.

Vjosa rrëfeu eksperiencën e saj në Pasdite në “Top Channel”. Ajo tregon se ka vetëm dy vite që merret me këtë sport, por megjithatë për të ka qenë një kohë me impenjim të plotë.

“Kam vetëm dy vite që merrem me fitnes, por janë dy vite që janë plotë sfidë dhe lodhje. Është diçka shumë e bukur në jetë. Pse të mos e rregullojmë trupin, pse të mos hamë shëndetshëm?!”, thotë Vjosa.

Vjosa Rrahmani shprehet se sporti me të cilën ajo merret kërkon një impenjim të jashtëzakonshëm dhe të mos e lësh për asnjë ditë atë.

“Jam gjithmonë në përgatitje, vetëm tani kam 10 ditë që pushoj, por kategoria ime nuk të lejon të pushosh. Jam gjithmonë në përgatitje”.