FOTO/ Encës i nxjerrin ‘të palarat’ në Instagram! Nuk njihet që është ajo...!

Vajzat e showbizit janë gjithmonë në qendër të vëmendjes për daljet e tyre publike, veshjet apo thashethemet rreth lidhjeve sentimentale.

Enca Haxhia është një ndër ato personazhe, për të cilën lajmet nuk mbarojnë kurrë.

Këngëtarja është akuzuar shpesh për fotoshop në fotot e saj, mirëpo ajo i ka mohuar gjithmonë këto zëra.

Megjithatë një foto e publikuar së fundmi nuk nxjerr anën më të mirë të Encës, pasi e tregon me disa kile të tepërta.

Tashmë me siguri ju jeni mësuar ti shikoni Vip-at tuaj të preferuar të kuruar deri në detajet më minimale dhe bukuria e tyre ju ka rrëmbyer zemrat.

Ajo është parë në aeroport ndërsa fiziku i saj të jep përshtypjen se bukuroshja e showbizz-it është pak mbi peshë.

Foto është publikuar nga Vipat e Bllokut dhe komentet nuk kanë qenë të pakta duke i bërë fansat të dyshojnë se Enca nuk është vajza seksi që janë mësuar të shohin në profilin e saj në Instagram.