VIDEO-LIVE/ Kreu i opozitës Basha, takim me të rinjtë për 2 Korrikun: Shqipëria e izoluar edhe sot

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po bën një bashkëbisedim me të rinjtë në selinë e PD me rastin e 2 Korrikiu, 1990 , ditën që qytetaret e Tiranes hyne ne ambasada duke parlajmeruar fundin e rregjimit diktatorial. “Eksodi sot dhe dje. Papunesia e te rinjve, emigracioni masiv i te rinjve dhe integrimi europian.” - jane temat qe po diskutohen ne bashkebisedimin mes Bashes dhe te rinjve.

Basha në fjalën e tij tha se ajo ditë ishte “ditë e madhe për shqiptarët, pasi në të njëjtën ditë, më 2 korrik 1990, Kosova u shpall republikë.

Një vit para 2 korrikut, u var Havzi Nela, viktima e fundit e komunizmit në Europë.

Të rinjtë e asaj kohe futeshin në burg pse dëgjonin muzikë të huaj apo visheshin me pantallona të ngushta, nga Fatmir Xhafaj dhe shokët e tij.  

Edhe sot jemi të izoluar tha Basha, ashtu si atëherë. Jemi të izoluar nga zhvillimi teknologjik sot në botë dhe jemi mbrapa edhe vendeve të ballkanit.

Izolimi ynë është ekonomik. Nuk ka investime dhe kjo vjen për shkak të kësaj qeverie.

Shifrat e turistëve nga vendet e BE janë më të ultat në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Simboli i izolimit është mos-hapja e negociatave. Kjo nuk është bërë për shkak të shqiptarëve por është qeveria që i ka mbyllur Shqipërisë derën e negociatave.