Brazili lë pas Gjermaninë, thyen rekordin historik në Kupën e Botës

Kombëtarja e Brazilit ka hyrë në histori të Kupës së Botës për numrin e golave të shënuara.

Pesë herë fituesit e kësaj gare, janë bërë kombëtarja me më së shumti gola të shënuara në histori të Kupës së Botës.

Goli i shënuar nga Neymar dhe Firmino në sfidën ndaj Meksikës, ishte i 228 në histori të Brazilit në Kupën e Botës.

Brazil ka lënë pas Gjermaninë, që mbante këtë rekord me 226 gola të shënuara.