Zbulohet sekreti që fshihet pas veshjes së Ronaldos kur luan futboll, ja pse vishet me mëngë të gjata

Cristiano Ronaldo është nga ata emra që kanë shënuar historinë e futbollit. Suksesi i tij është i padiskutueshëm dhe shumë shpesh e ka vërtetuar që është lojtar shumë i mirë.

Por e keni vënë re, që ai është i vetmi që vishet me mëngë të gjata, kur luan? Për më shumë se 10 vite, Cristiano Ronaldo ka veshur fanella me mëngë të gjata.

 Ai e mori ketë vendim pas dhimbjes nga dështimet e Portugalisë në Euro 2004 dhe Kupën e Botës 2006, ku ai përfundoi duke qarë.

Gjatë këtyre turneve Ronaldo kishte fanella me mëngë të shkurtra dhe besoi se kjo gjë i sillte ters. Në Euro 2012 ai vendosi, që të vishte vetëm fanella me mëngë të gjata, kur luante më Portugalinë.

Suksesi rezultoi të ishte i madh, pasi në vitin 2016, CR7 dhe Portugalia hynë në histori, duke u shpallur për herë të parë kampionë të Europës.