Tensionet në BE, Kurz: Austria kërkon një Europë më të zbutur e të bashkuar

Kancelari konservator austriak, Sebastian Kurz bëri thirrje për kohezion gjatë presidencës së radhës të Këshillit të BE nga ana e Austrisë.

“Austria kërkon të jetë një urë për tensionet në BE”, tha Kurz në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov dhe presidentin e Këshillit të BE, Donald Tusk në Planai.

“Austria kërkon një Europë më të zbutur, të bashkuar dhe më të fokusuar, një Europë që mbron, çka është motoja zyrtare e kësaj presidence. Austria ka qëllim krijimin e sigurisë dhe mbrojtjen e prosperitetit dhe se mund të jemi të suksesshëm nëse të gjitha vendet anëtare të BE-së punojnë së bashku”, tha Kurz.