VIDEO/ Herry refuzon t’i kapë dorën bashkëshortes Meghan Markle, çfarë po ndodh me çiftin mbretëror?

Princ Harry dy muaj më parë i dha fund beqarisë në një ceremoni madhështore. Dasma e tij mori vëmendjen e mediave në të gjithë botën.

Ai kurorëzoi në martës dashurin e tij me ish-aktoren Meghan Markle që pas dasmës kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe janë kthyer në një nga çiftet më të dashura për publikun.

Por tani që janë zyrtarisht burrë e grua, Markle dhe Prince Harry duhet t’i përmbahen rregullave të familjes mbretërore, ndaj do i shohim shumë rrallë të shkëmbejnë puthje, përqafime apo kapje duarsh, në publik.

Gjatë ditëlindjes së 70 të princit Charles, Princi Harry i ka kujtuar disa herë rregullat e familjes mbretërore bashkëshortes së tij.

“The Sun” ka publikuar një video ku Meghan u përpoq disa herë t’i kapë dorën Princit Harry-t, por ky i fundit nuk pranoi duke e larguar plot hijeshi.

Fillimisht fansat e tyre menduan se ka probleme në çift kur panë këto pamje. Por në fakt refuzimi i Princit Harry-t nuk tregon se ka probleme mes tyre, por veçse se duhet t’i përmbahen rregullave.

Të mos i kapin duart e njëri-tjetrit gjatë eventeve publike nuk është tërësisht e ndaluar, por është një rregull i pashkruar i familjes mbretërore.

“Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar nuk i mban duart e kapura me bashkëshortin e saj, ashtu siç edhe Princi William dhe Kate Middleton”, shprehet eksperti Robin Kermodetold për “MailOnline”.