Menaxheri sqaron situatën Hysajt: Klauzola ka skaduar, e ardhmja në dorë të...

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giufredi, ka sqaruar situatën e mbrojtësit të djathtë të Kombëtares sonë përsa i përket klauzolës së tij.

Për “Radio Kiss Kiss Napoli” ai tha: “Klauzola e Elseid Hysajt ka skaduar, ka pasur një keqkuptim në këtë çështje. Komunikimi për ta paguar klauzolën e lojtarit duhet të bëhej brenda 30 qershorit, pastaj në dispozicion janë 5 ditë për të bërë pagesën”.

Tani fati i mbrojtësit është në dorë të presidentëve. Pista e Chelseat mund të mbyllet me sukses, nëse trajneri Mauricio Sarri do të firmosë për klubin anglez.