Kjo është deklarata emocionuese e Schmeichel për eliminimin e Danimarkës

Portieri i Danimarkës, Kasper Schmeichel, zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dje ndaj Kroacisë.

Ai ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, pasi arriti të ndalë goditjen e Luka Modricit nga penalltia në minutën e 116-të.

Ai edhe gjatë goditjeve të penalltive, bëri dy pritje (Badelj, Pivaric), por Kombëtarja e tij nuk kaloi më tej, pasi u mposht me rezultatin 3-2.

“Si të shpjegoj se çfarë ndodhi? Është një ndjenjë e çuditshme, jam krenar për ekipin, nuk po flas për 11 lojtarët, unë jam duke folur për të gjithë ekipin. Kemi pasur një mundësi, kemi luajtur më mirë në pjesën e dytë, por nuk ia dolëm”, tha fillimisht Kasper Schmeichel.

“Unë do ta kujtoj këtë moment, pasi do të jetë i dobishëm në të ardhmen, ne do të kthehemi”, përfundoi ai.