Blushi bën një tjetër drejtor ‘kokë turku’!

Një tjetër largim ka ndodhur në televizionet shqiptare, ku pasditen e djeshme është konfirmuar largimi i një prej drejtorëve të Top Medias.

Elert Yzeiri, drejtori i “Top News” që prej fillimeve të këtij ekrani televiziv, nuk do të jetë më në krye të këtij ekrani, dhe kjo është konfirmuar vetë dje nga Ben Blushi.

Që me mbërritjen e Ben Blushit, Elert Yzeiri ka patur debate me të. Yzeiri përveç drejtimit të kanalit informativ, kishte edhe përgjegjësinë e web-it të këtij televizioni.

Burime për “Bordo” kanë konfirmuar se dje pasdite, në një mbledhje në redaksinë e ëeb-it, vetë drejtori Blushi ka lajmëruar largimin e Elertit nga detyra që mbante.