FOTO/ Kroaci-Danimarkë, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

Kroacia dhe Danimarka po diskutojnë mes tyre në “Nizhny Novgorod Stadium” një biletë për në çerekfinalet e Botërorit, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1, me dy gola mjaft të shpejtë.

Që në minutën e parë danezët shënojnë. Gjuajtja e parë në portë dhe Jorgensen kalon Danimarkën në avantazh.

Por nuk zgjat shumë gëzimi i nordikëve. Mandzukic barazon shifrat (4’) dhe gjithçka nis nga e para.

Më pas ritmi i lojës bie dhe nuk ka më gol deri në fund të pjesës së parë.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e 45 minutave të para.