Inati mes Morena Tarakut dhe miliarderit iranian vetëm shtohet, ja çfarë ka ndodhur sot

Lidhja mes Morena Tarakut dhe miliarderit Sasha Sobhani ka qenë një ndër më të komentuarat kohët e fundit.

 Dedikimit e Sashës për Morenën dhe mbështetja për të pas publikimit të këngës së re morën vëmendjen e medias, po aq sa tatuazhet që i dedikuan njëri-tjetrit.

Më pas krejt papritur u ndanë dhe miliarderi u largua nga Turqia. Ndërsa Morena me deklaratat e saj tregoi që nuk janë ndarë aspak mirë.

Por ditën e sotme Sasha është kthyer sërish në Turqi dhe si për inat të Morenës ka publikuar video nga i njëjti vend, ku kjo e fundit ka postuar disa orë para tij.