Dhunojnë shtëpinë e 67 vjeçarit, ja çfarë bën i moshuari. Detajet

Persona të paidentifikuar, kanë hyrë me dhunë dhe kanë dhunuar banesën e një 67 vjeçari në Kaninë të Vlorës.

Ka qenë vetë i moshuari Q.M i cili ka denoncuar në polici vjedhjen që i është bërë banesës së tij, ndërsa nuk bëhet e ditur se çfarë kanë marrë dhunuesit.

Ndërkohë që policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 30.06.2018, gjatë ditës, në fshatin Kaninë, persona të paidentifikuar kanë dhunuar banesën e shtetasit Q. M., vjeç 67. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 112 i Kodit Penal.