Sergio Ramos ikën kokulur nga Rusia: Momenti më i vështirë i karrierës

Spanja është jashtë Botërorit. Në goditjen e 11-metërshave, rusët u treguan më të saktë duke i çuar spanjollët në shtëpi përpara kohe.

Sergio Ramos ka dalë përpara gazetarëve pas eliminimit dhe ka shprehur zhgënjimin.

Jemi shumë të zhgënjyer. Është një nga momentet më të vështira të jetës sime, por këto ndodhin. Jam krenar që jam spanjoll. E dominuam kundërshtarin, por nuk shfrytëzuam rastet. Të gjithë ëndërronim të ngrinim trofeun dhe shpresoj që tifozët ta kenë parë se u munduam shumë për të fituar. Të gjithë duhet të jemi krenarë”, ka përfunduar qendërmbrojtësi i Spanjës.