Kroaci-Danimarkë, formacionet zyrtare. Sfidë europiane për një biletë në çerekfinale

Kroacia dhe Danimarka do të përballen mes tyre në “Nizhny Novgorod Stadium”, ku do të kërkojnë një biletë për në çerekfinalet e Botërorit, shkruan Syri.net.

Kroatët vijnë në këtë sfidë si vend i parë i Grupit D, ku arriti tre fitore në tre ndeshje.

Danimarka vjen si vend i dytë i Grupit C, ku regjistroi një fitore dhe dy barazime.

Kjo sfidë do të luhet në orën 20:00 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.