Deputeti i PS: Të ndryshojmë Kodin Rrugor, për shoferët me patentë jo shqiptare

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka sjellë një propozim të ri për ndryshim në Kodin Rrugor për shtetasit me patenta joshqiptare që qarkullojnë në vendin tonë.

“Lejedrejtimi pezullohet nga organi epror i agjentit te policise qe ka terhequr lejedrejtimin dhe per lejedrejtimet e leshuara nga nje shtet i huaj, pezullimi i parashikuar ne dispozitat e ketij neni konvertohet ne pagesen e nje shume qe eshte sa dyfishi i mases administrative maksimale te parashikuar per dispoziten e shkelur”

Një tjetër ndryshim për shtetasit e huaj është dhe e drejta e ankimimit brenda 20 ditësh.

‘Kunder mases se pezullimit te lejedrejtimit lejohet ankim, brenda 20 ditesh, tek organet perkatese te drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor. Kjo drejtori merr masa brenda 30 diteve ne vijim. Kur ankesa gjykohet e drejte, te interesuarit i kthehet lejedrejtimi”

Miratimi i ndryshimeve në Kodin Rrugor kërkon 84 vota. Çka do të bëjë që në diskutimin në komisionet parlamentare të kërkohet dhe konsensusi i opozitës.

Argumentet e Ndreut:

•Ndryshimi dhe shtesat ne piken 3 te nenit 127 behen me qellim unifikimin e sanksioneve me vendet e BE-se, me qellim qe edhe vendi yne te vendose dhe te aplikoje ato standarde;

•Propozimi per dyfishim te sanksionit me mase administrative ne “kembim” te mospezullimit te lejedrejtimit per drejtuesit e mjeteve me lejedrejtimi te leshuar nga nje shtet i huaj, do te jete nje mase lehtesuese per drejtuesit e mjeteve;

•Ky ndryshim do te kete nje impakt mjaft pozitiv per drejtuesit e mjeteve nga Kosova, te cilët transitojne ne Shqiperi 9do fundjave dhe sidomos per sezonin turistik;

•Impakt pozitiv ndryshimi do te kete edhe per drejtuesit e mjeteve joshqiptare me kombesi te huaj, te cilet do te ndiejne “shtrengesen” ne pagesen e nje mase dyfish per shkeljen e kryer dhe nuk do te kene vonesa dhe humbje te panevojshme nga shkuarja tek Institucioni i Prefektit per te aplikuar per falje etj.;

•Ndryshimi i propozuar do te sjelle me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit nga kryerja e shkeljeve te mesiperme te parashikuara dhe vjelja dyfish te shumes se mases administrative te parashikuar per dispoziten e shkelur;

•Amendimi i propozuar do te ndikoje drejtperdrejt per eliminimin e shfaqjeve korruptive dhe te perceptimit negativ qe ekziston ne publik per Policine Rrugore, e cila sot aplikon masat per kete kategori ne zbatim te dispozites perkatese, por “perceptimi” mbetet pasi diferencat dhe ndryshimet ne legjislacionet rrugore te huaja me ligjin shqiptar e krijojne kete perceptim.