Ndodh edhe kjo në Tiranë/ Na kanë vjedhë mbeturinat

Shqipëria është vendi i çudirave dhe këtë nuk e themi ne, por ato se çfarë dëgjojmë dhe shikojmë çdo ditë rreth e rrotull.

Denoncimi që është bërë në policinë e kryeqytetit sigurisht që do ju lërë pa fjalë, ku një 34 vjeçar ka kërkuar kapjen e hajdutëve të mbeturinave.

Ja njoftimi i policisë:

Më datë 30.06.2018, shtetasi D. Sh., vjeç 34, banues në Tiranë, kallëzon se rreth orës 11:00, në rrugën “Selim Brahja”, dy persona me kamionin tip “Benz” të një firme, në një kosh mbeturinash, kanë vjedhur mbetje të riciklueshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre. Neni 134 i Kodit Penal.