Adnan Januzaj bëhet pishman: Kosova është vendi im

Adnan Januzaj, i cili luan për kombëtaren e Belgjikës në Botërorin 2018, ka befasuar deklaratat e tij të fundit.

Më në fund Januzaj ka pranuar faktin se ka origjinë shqiptare nga Kosova, ndonëse ditë më parë ai deklaroi se ”është shtetas belg dhe ndihet belg po ashtu”.

Për këto pretendime, futbollisti Adnan Januzaj u sulmua dhe kritikua shumë nga shqiptarët, madje pati dhe të huaj të cilët ironizuan me të se ai nuk kishte pranuar se ishte shqiptar.

“Natyrisht se Kosova është vendi im” i përgjigjet ai gazetarit pas pyetjes së tij, ndërsa flisnin për fotografi të vjetra që i kishte bërë në Kosovë. Madje, Januzaj potencon se është mjaft i lidhur me vendin e tij.

“Unë jam kosovar dhe jam i lidhur me vendin tim. Prindërit e mi vijnë nga ai vend po ashtu…”, janë deklaratat e fundit të Adnan Januzajt.

Ai shënoi gol ndaj Anglisë duke u bërë shqiptari i katërt që gjetën rrjetën në Botëror, pas Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit e Blerim Xhemailit.