Messi e Ronaldo ikin nga Botërori, shfaqen të tjerë kandidatë për ‘Topin e Artë’

Lionel Messi dhe Crsitiano Ronaldo janë eliminuar nga Kupa e Botës, duke mos lënë gjurmë në këtë kompeticion.

Dy futbollistët e kanë ndarë “Topin e Artë” bashkë që prej vitit 2008, por duket se dominimit të tyre i ka ardhur fundit.

Ronaldo arriti të shënonte një tripletë për Portugalinë përballë Spanjës përpara se të luante me Uruguain ku nuk krijoi asnjë shans.

Ndërkohë Mesai e kishte të pamundur të merrte për “dore” Argjentinën dhe ta çonte në finale.

Lojtarë  si Mbappe, Neymar apo Luka Modric kanë shanse të mira për të fituar “Topin e Artë” duke qenë se janë ende në Botëror dhe mund të triumfojnë.