Shoferi i Xhafës/ Rama mbyll hetimet. Është vetëvrasje, e di unë!!

Ashtu si për audiopërgjimin e Agron Xhafaj, Edi Rama ka nxituar të mbyllë hetimin dhe të shpall versionin e tij.

Rama foli për ngjarjen e djeshme, ku u gjet i vrarë me plumb në kokë Shkelzen Qordja, shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

‘Është vetëvrasje’ tha Rama nga Korça akoma pa folur ekspertiza.

‘Është montazh - tha për audio-përgjimin, - ja bëra ekspertizën jashtë - tha vetëm një ditë pas publikimit të tij’, ndërkohë që italianet kanë kthyer përgjigje vetëm pas një muaji ku thonë se nuk marrin përsipër ekspertizën e krahasimit të zërit të Xhafaj.

Pse e ka me kaq ngut Edi Rama mbylljen e këtyre dy krimeve pa hetim?