Vajza e David dhe Victoria Beckham merr dhuratë super të shtrenjtë për ditëlindje, ja çfarë

David dhe Victoria Beckham kanë bërë gjithçka që ditëlindja e vajzës së tyre Harper të mbetet e paharrueshme.

Çifti i famshëm raportohet se i kanë bërë dhuratë një poni 7000 paund në ditëlindjen e saj të 7-të.

Sipas burimeve David dhe Victoria i kanë bërë disa mësime më parë këtë muaj për të kalëruar dhe ajo mësoi shumë shpejt.

Ata kanë blerë dhe një fermë në Cotswolds, të kompletuar me stalla në mënyrë që e vogla e tyre të mund të shohë kafshën e saj të dashur sa herë që dëshiron.