FOTO/ Dafina Zeqiri publikon foton seksi me bikini, Noizy kap detajin

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor.

“Fuego” titullohet kënga e saj më e re, të cilën këngëtarja do ta publikojë edhe me klip.

Javë më parë ajo ndau me ndjekësit disa fotografi nga xhirimet e klipit, në të cilat shfaqej mjaft atraktive në bikini. Ndërkohë që së fundmi ka publikuar një foto ku shfaqet shumë seksi e veshur me bikini ndërkohë që ka ngritur gishtin e mesit lart.

Kjo foto ka marrë shumë reagime, por më të bukur e ka bërë Noizy. Duke marrë shkas nga barku i Dafinës, Noizy i ka thënë: "Ai plonci (e ka fjalën për barkun), po ma bën me sy".

Më pas ata kanë nisur të komunikojnë me emoji ku Dafina tregon se është efekti i ëmbëlsirave, por komenti i Noizyt ka marrë shumë pëlqime.