Yjet në fanellë tregojnë Botëroret e fituar, pse Uruguai ka katër?

Kombëtarja që ka fituar më shumë trofe në Botëror është Brazili me plot 5 të tillë, më pas vjen Gjermania dhe Italia me nga katër.

Top 5 kombëtaret me më shumë trofe i mbyll Argjentina dhe Uruguai që kanë nga dy.

Por, kjo e fundit nuk mban dy yje në fanellë por katër të tillë, që normalisht duhet të përkthehet në 4 botërore të fituara.

Uruguai është ekipi që ka fituar Botërorin e parë në histori që është mbajtur në vendin e tyre.

Para se ky Botëror të mbahej në vitin 1930 janë zhvilluar dy kampionate Olimpike në vitin 1924 dhe 1928, dhe duke qenë se nuk kishte Botëror ekipet garonin me ekipet më të mira të tyre dhe jo si sot që luhet me lojtarë nën 23 vjeç.

Dhe në shenjë respekti për arritjet e tyre FIFA i ka lejuar Uruguait që të mbajë katër yje në fanellë.

/Ariglon Pali/Syri.net/