Napoli ndez dritën jeshile, Hysaj pranë gjigantit europian

Napoli tashmë ka nisur që të mendojë seriozisht për një zëvendësuese për mbrojtësin e krahut të djathtë Elseid Hysaj. Shkodrani duket se është i lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm te Chelsi. Trajneri Sarri që pritet të marri drejtimin e ekipit anglez nuk është i kënaqur me mbrojtësin David Zapakostën dhe Viktor Moses.

Ndërkohë edhe Sezar Aspilikuet i cili luante në atë rol ka bërë paraqitje shumë të mira në qendër të mbrojtjes dhe pritet që ai të vazhdojë të luajë atje. Kështu që Hysaj është ideja më e mirë e mundshme për teknikun Sarri. Ndërkohë edhe Napoli është hedhur në sulm për Tomas Munier i PSG i cili do të zëvendësonte më së miri mbrojtësin shqiptar.