Katër deputetë kosovarë marrin pasaportën shqiptare

Katër deputetët e Parlamentit të Kosovës, Daut Haradinaj, Donika Kadaj Bujupi, Gani Dreshaj dhe Ahmet Isufi kanë marrë pasaportën shqiptare. Përmes dekretit të presidentit Ilir Meta katër deputetët gëzojnë të gjitha të drejtat brenda territorit të Shqipërisë dhe jashtë saj, sipas dekretit, Nr. 10817, datë 25.6.2018, për dhënien e shtetësisë.

Këto katër deputetë janë të fundit të një liste të gjatë zyrtarësh të Republikës së Kosovës, shkruan Zeri, të cilën për arsye mobiliteti dhe lehtësie kanë bërë kërkesë zyrtare për të marrë shtetësinë e Shqipërisë.

Më herën kanë qenë Ramush Haradinaj, Albin Kurti, e shumë të tjerë që kanë marrë pasaportën.