Trajneri i Argjentinës tregon se çfarë kanë bërë për Messin

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampioli ka folur pas eliminimit nga Kupa e Botës.

Ai ka deklaruar se skuadra e Argjentinës ka punuar shumë për t’iu përshtatur me lojën e Lionel Messit por në fund dështoi në Kampionatin Botëror.

“Mendoj se ne jemi përshtatur me domosdoshmërinë, në vend që të kishim ide të qarta. Ne kishim nevoja të qarta dhe duhej të fitonim, ky ishte qëllimi ynë kryesor”, ka deklaruar Sampioli.

“Kjo ndoshta ishte më e fortë se koncepti ynë i futbollit. Kemi lojtarin më të mirë në botë dhe ne përpiqemi të krijonim situata kolektive për ta përdorur lojtarin që mund të ketë momente brilante”.

“Provuam shumë taktika të ndryshme, e rrethuam atë, krijuam hapësira për të, kështu që ne provuam gjithçka që ai të bënte atë që mund. Ndonjëherë ja arritëm, ndonjëherë jo”, përfundoi ai.